Sporti

UEFA e dënon Mourinhon me 4 ndeshje për sjelljet e tij në finalen e Europa League

06/21/2023 17:55
nga:Mergim Rreci

Jose Mourinho është suspenduar me katër ndeshje në Evropë për “gjuhë fyese” ndaj Anthony Taylor, arbitri i finales së Ligës së Evropës, njoftoi këtë të mërkurë UEFA.

Kujtojmë se finalja e luajtur mes Romës dhe Seviljes në Budapest të Hungarisë, u mbyll me fitoren e skuadrës spanjolle, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo do të thotë se trajneri portugez nuk do të jetë në gjendje të jetë në stol në katër ndeshjet e para të Romës në fazën e grupeve në Europa League në 2023/2024.

/GazetaBlic Sport/