Lajme

Ambasadorja e Greqisë në Beograd: Qëndrimi i Athinës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

06/21/2023 16:48
nga:Astrit Gashi

Ambasadorja e Greqisë në Beograd, Maria Levanti, tha se qëndrimi i vendit të saj “për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, si dhe se Greqia e mbështet fuqishëm Serbinë në çështjen e integrimeve evropiane”.

Në një intervistë për portalin balkantravel.rs, ajo ka folur edhe për projekte të reja që kanë të bëjnë me lidhjen energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Deklaratës se Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, por vitin e kaluar në media u spekulua për ndryshim të statusit, ambasadorja Levanti u përgjigj se qëndrimi i Greqisë për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.

“Qëndrimi ynë për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. Kjo u konfirmua në nivelin më të lartë edhe gjatë vizitës së fundit të Presidentes së Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou në Serbi”, tha ambasadorja greke.