Lajme

Serbët bllokojnë rrugën në Graçanicë pasi polica arrestoi një serb për krime lufte

06/21/2023 15:09
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një serbi tjetër. Ai është Dragisha Milenkoviq i cili po akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Pas arrestimit të Dragisha Milenkoviqit, disa serbë nga Graçanica kanë bllokuar rrugën Graçanicë-Prishtinë.

Sipas mediave serbe dhe disa pamjeve që kanë publikuar raportohet për përplasje mes tyre dhe Policisë së Kosovës.

 

Arrestohet në Graçanicë i dyshuari për krime lufte kundër popullsisë civile