Lajme

“Poshtë ka ra katundi”, Arifi: Tregoni Kurtit dikush se është e turpshme të bie në nivel llafesh kafehanesh

06/21/2023 15:03
nga:G B

Ish kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka thënë se është mirë që Kurtit t’i tregojë dikush se është turp që si kryeministër të bie në nivel që të thotë se ka dëgjuar që Jabllanoviq ka marrë dy apartamente në Beograd për t’u tërhequr nga gara në Leposaviq, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti ka hyrë në një fazë që asnjë partner nuk e merr seriozisht fjalën e tij.

Postimi i tij i plotë:

KURTI: KAM DËGJUAR SE JABLLANOVIQ KA MARRË DY APARTAMENTE NË BEOGRAD PËR T’U TËRHEQUR NGA GARA NË LEPOSAVIQ

Është mirë me i tregu dikush Kurtit qe është Kryeministër dhe është bajagi e turpshme me ra në këtë nivel edhe sikur te kishte dëshmi te pastrta. Sigurisht asnjë dëshmi nuk e ka veç llafe kafehanesh por e parëndësishme kjo. Kurti ka hy ne faze ku asnjë partner më nuk e merr seriozisht fjalën e tij. Poshtë ka ra katuni medet medet.