Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Arton Demhasaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se ka dy verisone pse kryeministri Rama u ka propozuar një draft-statut të Asociacionit ndërkombëtarëve.
Versioni i parë mund të jetë që është në koordinim me Kurtin dhe versioni i dytë është se një gjë e tillë i është kërkuar nga ndërkombëtarët.
“Sa i përket draftit të prezantuar nga kryeministri Rama unë kam thënë edhe më herët që janë dy versione të mundshme sa i përket hartimit të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ose kryeministri Kurti ka patur një dakoordinim me kryeministrin Rama që ta bëjë ai një gjë të tillë në heshtje dhe kryeministri Kurti të mos e pranojë ose ka qenë verisoni i dytë që ndërkombëtarët e kanë shty kryeministrin Rama ta propozojë një draft në mungesë të asaj që kryeministri jonë nuk po e propozon”
Demhasaj foli edhe për anulimin e mbledhjes së dy qeverive nga kryeministri Rama.
Ai tha se është problematike që ai të mbajë takim të dy qeverive, kur deputetët e VV-së e quajnë çdo ditë tradhtarë të kombit.
“Sa i përket anulimit të mbledhjes së dy qeverive mendoj që ka qenë e pakuptimtë të mbahet një mbledhje e dy qeverive në një situatë të tillë të jashtëzakonshme çfarë jemi, kur flasim për veriun dhe kidnapimin e tre policëve . Për mendimin tim është mjaft problematike që kryeministri Rama me pranu me u taku me dy qeveritë kur kemi një numër të madh të deputetëve të LVV-së që çdo ditë në rrjetet sociale e fyejnë kryeministrin Rama duke e quajtur tradhtarë të kombit. Mendoj se do të ishte e pakuptimtë kur deputetë të partisë tënde e quajnë tadhtarë kryeministrin Rama, dhe pastaj ti takohesh dhe tenton me arrit marrëveshje te ndryshme, per mua kjo është problematike. Arsyeja pse kryeministri Rama e ka anuluar takimin e dy qeverive dhe ka kërku një takim më të ngushtë, mendoj se ka qenë shtytje e partnerëve nderkombëtarë” tha Demhasaj për “Gazeta Blic”


