Lajme

Demhasaj: Është për të ardhur keq në çfarë situate po e shohim presidenten Osmani!

06/21/2023 14:06
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Arton Demahasaj, tha se policët e kidnapuar duhet të lirohen sa më shpejt.

Demahasaj tha se arsye pse nuk ka një presion të shtuar ndërkombëtar ndaj Serbisë për këtë çështje, është edhe marrëdhënia e tensionuar e tyre me kryeministrin Kurti.

Ai tha se qeveria Kurti tashmë duhet të reflektojë sepse po e sheh se pa partenerët ndërkombëtarë nuk mundet me ec tutje.

“E para mendoj se policët duhet të lirohen sa më shpejt sepse nuk kanë arsye të mbahen në burgjet e Serbisë sepse ata nuk kanë kryer asnjë akt kriminal për me u mbajt të burgosur nga ana e qeverisë së Serbisë. Arsyeja pse nuk ka një presion të madh ndërkombëtar ndaj Serbisë për lirimin e këtyre policëve mund të jetë edhe arsyeja që aleatët tanë perëndimorë momentalisht nuk kanë marrëdhënie të mira madje kanë një komunikim të cunguar me kryeministrin Kurti dhe kjo mund të jetë një arsye në vete për me i tregu kryeministrit Kurti  që ti “madje as tre policë që t’i ka kidnapu Serbia nuk mundesh me i liru pa ndihmën tonë”. Kjo besoj se do të jetë arsyeja sepse përndyshe besoj se ishte dashur të kishte presion më të madh ndërkombëtar ndaj Serbisë edhe me u dënu akti i rrëmbimit të policëve kosovarë në territorin e Kosovës, njëkohësisht me kërku me i dhan afat Serbisë që sa më shpejt ata me u liru sepse nuk kanë arsye me u mbajt në burgjet e Serbisë.  Mendoj se edhe qeveria Kurti duhet me reflektu tani sepse e sheh që nuk mundet pa partenrët ndërkombëtarë lëviz tutje as në veri apo as sa i përket shtrirjes së sovranitetit në terë territorin e Kosovës dhe as sa i përket forcimit të sovranitetit të jashtëm as sa i përket aspiratave tona si shtet për me u antarësu në organizata të ndryshme ndërkombëtare pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë” tha Demhasaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

Demhasaj pati kritika të forta për presidenten Osmani për mos-reagimin e saj për gjithçka po ndodh në veri dhe perjashtimin e FSK-së nga “Defender 2023”

“Eshtë për të ardhur keq në çfarë situate po e shohim presidenten e Kosovës sepse në një situatë ku presidentja e Kosovës konsiderohet që është Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura. Ne jemi në një situatë që për shkak të kryeneçësisë së Qeverisë edhe mos-degjimit të kerkesave të partnerëve ndërkombëtarë, erdhi pasoja e përjashtimit të FSK-së nga “Defender 2023″ që ishte një prej ushtrive më të mëdhaja të ushtrive perëndimore në këtë kohë dhe ajo s’ka thënë asnjë fjalë. Kjo është për të ardhur keq për shkak se ajo e ka përgjegjësinë për me dal me fol për këtë çështje dhe me dhënë sqarime publikut se pse ka ndodh kjo” tha Demhasaj për “Gazeta Blic”

 

“Reagimi i kryeministrit Kurti në veri, i pamatur, ka ra në ‘grackën’ që e ka hapur vetë”