Lajme

“Reagimi i kryeministrit Kurti në veri, i pamatur, ka ra në ‘grackën’ që e ka hapur vetë”

06/21/2023 12:40
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu”, Arton Demahasaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit, raporton Gazeta Blic.

Demhasaj e ka cilësuar si jo të duhur reagimin e kryeministrit Kurti në lidhje me gjendjen e shkaktuar në katër komunat veriore.

Ai tha se i njëjti ka ra një “grackë” që vetë e ka hapur.

“Mendoj se reagimi i kryeministrit Kurti për situatën në veri ka qenë jo i duhur për shkak se vazhdimisht ka patur informacione edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë se situata në veri mundet shumë lehtë me eskalu madje jo vetëm në një konflikt mes shqiptarëve dhe serbëve atje por mund të gjenerojë edhe në një konflikt pak më të gjerë rajonal. Këtë sidomos e kanë lidh pas fillimit të luftës në Ukrainë  për shkak se është thënë që ka interes të Rusisë dhe të Putinit me gjeneru konflikte të reja e sidomos në Ballkan . Prandaj mendoj veprimet e kryeministrit Kurti dhe të qeverisë në veri nuk kanë qenë të matura pikërisht se nuk kanë shku kundër asaj çfarë ka interesa Rusia apo Serbia por thjesht e kanë çel një lloj gracke që vet Qeveria ose kryeministri Kurti ka ra pra që po flasim për dy javë të një veriu të bllokuar nga protestat por edhe fokusi kryesor i njësive tona Speciale të Policisë, duke i ruajtur objektet komunale në veri” tha Demhasaj për “Gazeta Blic”

Ai tha se Qeveria duhet me i pranu kushtet që i kanë vendosë partnerët tanë ndërkombëtarë si SHBA-të dhe BE-ja.

“Mendoj se Qeveria duhet me i pranu kushtet që i kanë vendos partnerët tanë ndërkombëtarë si SHBA-të dhe Bashkimi Evropian që me fillu me i tërheq kryetarët e komunave në objekte alternative, njëkohësisht Njësinë Speciale të cilën e bën të panevojshme për të qëndruar para objekteve komunale, me pa organizimin e zgjedhjeve të reja në veri sepse këta kryetarë që kanë dalë nga zgjedhjet e prillit nuk kanë legjitimitet sepse kanë qenë një numër shumë i vogël i votuesve që kanë marrë pjesë në ato zgjedhje. Pastaj qeveria ose kryeministri Kurti me kërku nga partenerët ndërkombëtarë një mbështetje të fortë të Policisë së Kosovës për me e luftu kriminalitetin në veri, pra të gjithë ata kriminelë që janë të orkestruar nga qeveria e Beogradit dhe mbështetr nga qeveria e Rusisë, me pas mundësi me u arrestu që njëherë e mirë veriu me fillu me u pastru nga grupe të tilla kriminale që në njëfare menyre edhe i shantazhojnë qytetarët serbë qoftë me pjesmarrje ose mospjesmarrje në zgjedhje. Ketë duhet të bëjë momentalisht qeveria Kurti që do të ndikonte edhe në deeskalimin e situatës në veri por njëkohësisht do të ndikonte edhe në rikuperimin e marrdhënieve të acaruara momentalisht që ka qeveria e Kosovës me partnerët tanë ndërkombëtarë” tha ai për “Gazeta Blic”

Arton Demhasaj, Analist