Lajme

Arrestohen 7 persona për kontrabandë me emigrantë

06/21/2023 11:04
nga:Y I

Zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve-Departamenti i Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prizren, njoftojnë se kanë arrestuar shtatë të dyshuar për veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’.

Dyshohet se personat e arrestuar me datë 24.03.2023 kanë organizuar kontrabandën me emigrantë duke përdorur Kosovën si vend transit.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.