Newcastle United ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për mesfushorin e Milanit, Sandro Tonali.
Eddie Howe po kërkon përforcime pas sigurimit të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe ka synuar Tonalin, i cili po tërheq interes edhe nga Chelsea.
Athletic ka raportuar se Newcastle shpreson të nënshkruajë me dy mesfushorë këtë verë.
Tonali gjithmonë ka shprehur dashurinë e tij për Milanin, por oferta në tavolinë është e madhe dhe Newcastle ia ofron dyfishin e pagës që merr tek “Rossonerët”.
/GazetaBlic Sport


