Lajme

“Telalli i Beogradit”- Faton Bislimi padit për shpifje Shqiprim Arifin

06/21/2023 09:21
nga:Y I

Faton Bislimi, anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka paditur për shpifje Shqiprim Arifin, kryetarin e Komunës së Preshevës, i cili mbrëmë në një emision televiziv e quajti hajn ish-deputetin e LDK-së, duke hedhur ndaj tij akuza të rënda.

Bislimi tha se avokati i tij, Sherif Sherifi “ka proceduar me padi për shpifje ndaj Arifit në gjykatë”.

Faton Bislimi i ka mohuar akuzat e Shqiprim Arifit për korrupsion.

“Asnjëherë, unë nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga asnjë institucion qeveritar i Kosovës dhe krejt angazhimi im në SHBA për cështjen e Luginës – tash e mbi dy dekada – ka qenë për interes kombëtar dhe janë rezultatet e këtij angazhimi ato që flasin më së miri e me zërin më të lartë. Tentimi i tij për të lënduar publikisht figurën time është i destinuar për dështim!”, ka shkruar Bislimi në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Arifi publikon dokumente, ngre dyshime se si kushëriri i Besnik Bislimit mori para nga Qeveria Kurti