Sporti

Shqipëria regjistron dy fitore radhazi për herë të parë që nga viti 2021

06/20/2023 23:13
nga:Mergim Rreci

Shqipëria bind me trajnerin Silvinjo. Kuqezinjtë regjistruan fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit brazilian. Kjo është ndeshja e tretë e tij në krye të kombëtares shqiptare.

Hera e fundit që Shqipëria regjistronte 2 fitore ose më shumë ndeshje radhazi ishte 9 tetori i vitit 2021, asokohe kuqezinjtë mposhtnin, San Marinon fillimisht me rezultatin 5-0, në 8 shtator të vitit 2021 ndërsa triumfuan falë golit të Armando Brojës, edhe ndaj Hungarisë, më 9 tetor 2021.