Lajme

Mushkolaj-Hazirit: Veprimet dhe deklaratat që i bëjnë LDK janë shpërputhje në mes vete

06/20/2023 21:45
nga:Astrit Gashi

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se veprimet dhe deklaratat verbale të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë në shpërputhje me njëra-tjetrën.

I ftuar në “Debat Plus’ të RTV Dukagjini, drejtuar nënkryetarit të LDK-së, Mushkolaj ka thënë se kjo mund të jetë si shkak i mungesës së krijimit të një mase kritike.

“Veprimet dhe deklaratat që i bëjnë LDK janë shpërputhje mes vetes, deklarimet verbale. Unë e kuptoj që LDK-ja është një parti e organizume, nuk pres personalisht që të del të hedh gaz lotësjellës çka nuk mund të ndodhë. Por, deklarimet e ashpëra janë në disporpocion shumë të madh”, ka thënë ai.

Tutje, Mushkolaj ka ngritur edhe një “problem” tjetër të LDK-së dhe përshtypjes që vie nga reagimet e tyre.

“Lexova një shkrim të një ish-ambasadori të LDK-së, të krijohet përshtypja sikur gjithçka LDK-ja e ka vendos në atë se çka thotë Amerika. Unë nuk besoj se mjafton kaq. Amerika shumë mirë çka thotë por LDK është parti që vepron në Kosovë dhe ka qëndrimet e veta”, ka deklaruar ai.

Këtu ai përfshin edhe PDK-në por jo AAK-në.