Sporti

Formacioni zyrtar i Kosovës U21 për ndeshjen ndaj Estonisë

06/20/2023 19:00
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja U21 e Kosovës do të përballet sot me Estoninë.

“Dardanët” e rinj janë pjesë grupit D të kualifikimeve për Euro 2023, në të cilin përveç Estonisë, janë edhe Bullgaria, Gjermania, Izraeli, dhe Polonia.

Ndeshja e sotme fillon në ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, atje ku kërkohet vetëm fitorja, e cila do të shërbente edhe si motiv shtesë për ndeshjet e tjera pasuese.

Është konfirmuar formacioni zyrtar i Kosovës, të cilin ‘GazetaBlic Sport’ e raportoi dy orë më parë: Besson, Haxha, Zymberi, Hoti, Letaj, Emerllahu, Smakaj, Avdyli, Llugiqi,  Zeneli, Krasniqi.

/GazetaBlic Sport/