Sporti

Përfundon mbledhja, tani pritet shkarkimi i Giresse

06/20/2023 13:02
nga:L J

Mbledhja midis udhëheqësve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe trajnerit Alan Giresse është kryer pas 40 minutash.

Klan Kosova raporton që Giresse është larguar nga ambientet e FFK-së pas kësaj mbledhjeje.

Ndërkaq, tani pritet të publikohet vendimi lidhur me fatin e tij në krye të kombëtares.

Më herët u raportua që Giresse pritet të shkarkohet nga ky post, por ende nuk ka një vendim zyrtar.