Sporti

Haliti: Giresse do mbahet mend si trajneri më i dobët në histori të Kosovës, me të duhet të largohet krejt stafi

06/20/2023 11:54
nga:L J

Kosova ka prekur fundin tani nga dështimet e njëpasnjëshme, teksa ende nuk është dhënë asnjë përgjegjësi nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Në këto kualifikime synimi ishte kualifikimi në Europian, por pas katër ndeshjeve kemi tre pikë dhe ndodhemi në vendin e parafundit, totalisht jashtë planeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i njohur kosovar, Gazmend Haliti potencon se trajneri Giresse është dashur të jap dorëheqje pas ndeshjes me Andorrën, teksa thotë se mos shkarkimi i tij është përgjegjësi e FFK.

“E kam thënë edhe pas ndeshjeve kundër Izraelit dhe Andorrës se trajneri duhet dhënë dorëheqje, por ky një gjë të tillë nuk e bënë – prandaj edhe është dashtë të shkarkohej, sepse tashmë kualifikimi është i pamundur, mos shkarkimi i tij është përgjegjësi e Presidentit dhe komitetit Ekzekutiv të FFK’së”, tha fillimisht Haliti për ‘GazetaBlic Sport’.

Sipas Halitit, Giresse do mbahet mend si trajneri më i dobët në historinë tonë.

“Alain Giresse do kujtohet si traineri më i dobët që ka pas Kosova, trajner pa autoritet, pa disiplinë, i paditur ne profesionin e trajnerit, menyra si i ka motivuar futbollistët dhe udheheqja e lojës nga banka dëshmojnë se ky është në profesionin e gabuar”, vazhdoi ai.

Në fund, Haliti potencoi se veç largimi i Giresse nuk mjafton.

I dërgoi futbollistët në aheng në ndeshjet vendimtare të Kombëtares së Kosovës, kjo tregon se a ka njohuri ky trajner i cili i thyen të gjitha rregullat dhe mendoj se përpos Alain Giresse duhet shkarkuar komplet stafi. Kombëtarja e Kosovës ka shumë cilësi, por fatkeqësisht nuk kishte kush t’i drejtoj dhe mendoj se erdhi koha të mendojmë se Kombëtaren e Kosovës ta drejtojë një trajner shqiptar. Vetëm largimi i Alain Giresse nuk mjafton, me të duhet të largohet komplet stafi dhe ndryshimet janë të domosdoshme – sepse të gjithë duhet të dinë se prezentohet shteti i Kosovës”, përfundoi Haliti.

/GazetaBlic Sport