Sami Sermaxhaj, trajneri i njohur kosovar thotë se përgjegjësi kryesor i dështimeve të Kosovës në futboll është trajneri Alain Giresse.
Kosova nga katër ndeshje në eliminatoret e Euro 2024 ka veç tre pikë dhe tani është në rrezik serioz të mos e arrijë synimin që është kualifikimi në Europian, shkruan GazetaBlic Sport.
Sermaxhaj thotë se trajneri është përgjegjësi kryesor.
“Nëse flasim për rezultatet përgjegjës kryesor është trajneri. Nuk ka arritur ta kuptojë mentalitetin e popullit tonë dhe nuk ka krijuar grupin që jep më të mirën. Është nën përformim”, tha fillimisht Sermaxhaj për ‘GazetaBlic Sport’.
Ai thotë se Kosova duhet ta gjejë një trajner modern, sikurse Shqipëria e Greqia.
“Ideja është me gjetë një trajner shumë entuaziast e në zhvillim e sipër. Një trajner që e do suksesin, që ka filozofi të re të punes dhe konceptit të qasjes. Shqipëria ka bërë zgjedhje të duhur, poashtu edhe Greqia, tani duhet edhe ne një trajner modern ta kemi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


