Lajme

Gjakovari qëllon veten aksidentalisht me armë që përdoret për neutralizimin e kafshëve

06/20/2023 10:24
nga:N M

Një person në Gjakovë dje derisa ka qenë në vendin e tij të punës aksidentalisht e ka qëlluar veten me një armë që përdoret për neutralizim të kafshëve.

Në raportin e policisë thuhet se viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës.

E më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikanë në Evropë: “Defender Europe” merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës