Analisti Blerim Gashi ka thënë në “Politiko”se Rama e Vuçiq kanë qenë moti në duet, të sinkronizuar, të akorduar e të rregulluar për me tingellu kinse po përlahen e që ti lshoj se kem me ba akull, raporton Gazeta10.
Sipas tij edhe prej deklaratës shihet që më zor po i vjen Ramës me i prish punët me Serbinë sesa me i lëshu tre policët. “Pash zotin lëshoj më shpejtë se duhet pastaj me i prishë punët me ty”, tha Gashi që Rama i thotë Vuçiqit.
Gashi shtroi pyetjen pse gjithë kjo frikë?
Reagimet e Vuçiqit dhe të atij “Shallvares” së Shqipërisë, referuar Edi Ramës, sa më keq flasin këta dy, aq më mirë i ka punët Kosova.
“Arritja më e madhe e Kurtit në veri është se janë trazu bandat janë mbyllë rrugët. Kurti përveq që e ka rritë sundimin e ligjit ky e ka përforcu sovranitetin e shtetit”, tha Gashi.


