Halil Matoshi e ka quajtur Nexmedin Spahiun e Blerim Gashin tucana, duke thënë se “ju jeni tucanat më të mëdhenjë sepse po thirren në teori fashiste, raporton Gazeta10.
Sipas tij kjo është tendenca e Rusisë dhe Serbisë që me përplasë lidershipin me Amerikën.
Nexhmedin Spahiu iu përgjigj Matoshit duke thënë se komandantët e KFOR-it i kanë shpërndarë 21 medalje për trimëri, 7 prej tyre i ka marrë ai për trimëri, gjatë këtyre 24 viteve.
Sipas Spahiut Amerika nuk gabon, edhe kur gabon ne nuk e dijmë. “Madje dehe kur thojnë që kemi gabu nuk është për me i besu se munden me gënju”, tha Spahiu.
Spahiu tha se Kosova i ka fore edhe 40 ditë fore me i arrestu edhe 30 a më shumë struktura paralele.
I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se a e lejon Amerika, Blerim Gashi nderhyri duke thënë se SHBA-të mbështesin sundimin e ligjit.


