Showtime

“Mu mbushën sytë me lot”, Arbana Osmani rrëfen historinë emocionuese që fshihet pas fustanit të saj të nusërisë

06/19/2023 16:13
nga:G B

Dy ditë më parë, në një ceremoni shumë private, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dasjurinë e tyre në martesë. Para miqsh, kolegësh e familjarësh, ata i thanë “PO” njëri-tjetrit, në Toskana në Italisë. Për të ftuarit ekzistonte vetëm një rregull: të mos postohet asnjë foto apo video nga dasma, në rrjetet sociale.

Megjithatë, disa copëza të vogla nga ceremonia i zbuluam përmes disa fotove apo videove të shkurtra që qarkulluan në rrjetet sociale.

Pak minuta më parë, Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë pas dasmës. Përmes disa postimeve në Instastory, moderatorja ka falenderuar publikun i cili arriti t’ia përcjellë dashurinë. Por edhe ata që e ndihmuan që ajo ditë të ishte magjike.

Por dicka tjetër tërhoqi vëmendjen. Ndalur te fustani i nusërisë, Arbana zbuloi një detaj shumë prekës e të ëmbël. Fustanin e bardhë, për të cilin u kujdesën deri në detaje Marcela Lati dhe Armand Peza, Arbana e mori si një dhuratë nga ata, jo vetëm për ta shijuar ajo vetë, por që ta veshë edhe Zoi kur të rritet e të përjetojë ditën e saj të rëndësishme.