Vetëm dy ditë më parë Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Itali.
Ata kishin vetëm një rregull për të gjithë të ftuarit, ‘asnjë foto në rrjetet sociale’. E të gjithë e respektuan privatësinë e tyre.
Kur kanë kaluar 2 ditë, ende nuk kemi asnjë foto të Arbanës si nuse apo të atmosferës. Por ditën e sotme, moderatorja e dashur për publikun ka zbuluar disa detaje nga ceremonia në Toskana.
Pak minuta më parë, Arbana ka zbuluar unazat që ka zgjedhur, për të cilat shprehet se i kanë dhuruar shkëlqim atë ditë.
Sot Osmani ka falënderuar të gjithë të ftuarit në dasmë, por edhe ata që e kanë uruar për ditën e saj të veçantë. Gjithashtu ka thënë nga një fjalë edhe për personat që i kanë qëndruar pranë për të realizuar dasmën e saj.