Ferizaj ka vazhduar me transferime duke qenë ndër skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.
Norik Krasniqi është përforcimi i radhës i skuadrës bardh e kaltër.
Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:
????? ???????? ?????? ?? ??????? ?????̈? ? ??????̈
FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se sot ka arritur marrëveshje me sulmuesin Norik Krasniqi.
Noriku që së fundmi ishte pjesë e KF Rilindja 1974, meqë rast realizoi 10 gola, ka qenë edhe pjesë e skuadrës nga Çekia, FC Pribram për grupmoshat U21.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës 2-vjeçare, sulmuesi pejan, Krasniqi, ka deklaruar:
”Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Ferizajn. Një ndër klubet më të organizuara në futbollin kosovar. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme në aspektin personal”.
“Ju premtoj tifozëve të zjarrtë të klubit se nuk do të kursej asgjë nga vetja në mënyrë që të realizojmë qëllimet tona. Besoj fuqishëm se në krye me trajnerin Ismet Munishi do të zhvillojmë ndeshje të mira dhe do kënaqim publikun ferizajas”, tha Norik Krasniqi. FC Ferizaj, dy ngjyra, një dashuri


