Lajme

“Kosova s’ka më toka për t’i falur askujt”, Raci: Vizita e Lajçakut në Washington vendimtare për sigurinë në veri

06/19/2023 13:24
nga:Genita C

Analisti politik, Gazmir Raci në një prononcim për GazetaBlic tha se vizita e Mirosllav Lajçakut në Washington duket të jetë vendimtare për sigurinë në veri të Kosovës.

Raci thotë se, Serbia po e dëshiron territorin e Kosovës por sipas tij nuk do t’ia arrijë qëllimit.

“Diplomacia duhet të jetë vendimtare në këto ditë të agresionit të hapur të Serbisë ndaj Kosovës në rastin e arrestimit të Policëve dhe deklaratave ultranacionaliste të Vuqiqit dje. Palët duhet t’i kthehen dialogut, por me një qëndrim të prerë ndërkombëtar se marrëveshja e fundit e Brukselit dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen ashtu siç kanë rënë dakord të dyja vendet”, tha Raci.

“Kjo vizitë e Lajçakut duket se do të jetë vendimtarë në hapat që do të koordinohen mes SHBA-së dhe BE-së për të adresuar sfidat e fundit të sigurisë në veri të Kosovës. Serbia tani haptazi e ka në shënjestër territorin e Kosovës, pjesën veriore sepse i ka të gjitha bandat kriminale në atë pjesë, por sigurisht që nuk do të ketë sukses sepse Kosova nuk ka tokë për të falur askujt”, shtoi ai për GazetaBlic.

Haliti: Vuçiq e Kurti në të njëjtat valë/ Lajçak do të vjen nga Washingtoni me “merre ose lëre”- situata mund të agravohet

“Refuzimi do të sjell sanksione”, analisti politik: Lajçak do të flet për Kosovën me akter të rëndësishëm nga Shtëpia e Bardhë

BE pret që Kurti dhe Vuçiq të shkojnë në Bruksel pa kushte