Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka publikuar një video nga Këshilli i Evropës, aty ku do të qëndrojnë tri ditë, raporton GazetaBlic.
Bashkë me Tahirin është edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Tahiri thotë se, do të zhvillojnë takime të rëndësishme teksa shton se Kosova dalëngadalë po i bashkohet Këshillit të Evropës.
“Sot, së bashku me delegacionin e Kosovës jemi në Këshillin e Evropës, ku do të qëndrojmë tri ditë. Sot, pritet që të kemi disa takime të rëndësishme, njëkohësisht të caktohet edhe raportuesi për Kosovën. Edhe pse në kushte jo të lehta, Kosova dalëngadalë po i bashkohet këtij institucioni”, shkroi Tahiri.