Sporti

Astrit Fazliu largohet nga Ferizaj

1 vitë më parë
nga:Lorik J

Skuadra e Ferizajt në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Superligës së Kosovës, teksa do të luajë në Ligën e Parë, pasi humbi në barazh ndaj Lirisë.

Pas përfundimit disa lojtarë kanë filluar edhe të largohet nga klubi i Ismet Munishit.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se futbollisti i njohur kosovar, Astrit Fazliu nuk ka rinovuar kontratën me Ferizajn dhe tashmë është lojtar i lirë.

Fazliu është një nga lojtarët me shumë përvojë në futbollin vendor dhe natyrisht se ofertat për të nuk do të mungojnë në këtë merkato.

/GazetaBlic Sport