Futbollisti holandez Quincy Promes u dënua me një vit e gjysmë burg për një sulm me thikë ndaj kushëririt të tij që kreu në vitin 2020.
Promes u dënua në mungesë para një gjykate holandeze, pasi aktualisht jeton në Rusi, ku luan për Spartak Moskë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai gjatë një debati ka sulmuar kushëririn dhe e ka goditur me thikë në gju. Promes fillimisht u akuzua për tentativë vrasjeje, por akuza u ndryshua më vonë në sulm të rëndë. Promes më parë ishte deklaruar i pafajshëm. Në dënimin u përdorën mesazhe zanore në të cilat Promes tha se i vinte keq që nuk kishte armë zjarri me vete.
Kujtojmë se së fundmi ai u akuzua për pjesëmarrje në kontrabandën e kokainës drejt Holandës. Që nga viti 2021, Promes ka qenë anëtar i Spartak Moskës, fanellën e të cilit e ka veshur nga viti 2014 deri në vitin 2018, si dhe ka luajtur edhe për Twente, Sevilla dhe Ajax. Ai bëri 50 paraqitje për kombëtaren holandeze dhe shënoi shtatë gola.
/GazetaBlic Sport


