Sporti

Llapi interesohet për mbrojtësin e talentuar kosovar, Landrit Rama

06/19/2023 09:28
nga:L J

Skuadra e Llapit po punon intensivisht në merkaton e verës për ta përforcuar ekipin për edicionin e ardhshëm.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi i Llapit ka shprehur interesim konkret për mbrojtësin e talentuar kosovar, Landrit Rama.

Rama së fundmi ishte pjesë e klubit të Vushtrrisë, teksa tashmë interesimi i Llapit mund të ndikojë që ai karrierën ta vazhdojë në Podujevë.

Klubi i Batatinës e pëlqen lojtarin dhe një marrëveshje konkrete me të mund të arrihet në ditët e ardhshme.

Kujtojmë se KF Llapi deri tani ka transferuar dyshen Ilir Blakçori dhe Hamdi Namani.

/GazetaBlic Sport