Një nga lojtarët më të mirë tek skuadra e Feronikelit 74′ në edicionin e kaluar ishte Gentrit Ulluri.
Mesfushori i talentuar kosovar kishte zhvilluara paraqitje të mira me Feronikelin 74′, me ç’rast edhe e ndihmoi ekipin ta fitojë titullin dhe të shpallet kampion, ku nga edicioni që po vjen do të luajnë në Superligë.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Gentrit Ulluri ka pranuar oferta dhe një nga skuadrat e interesuara për të është ekipi nga Shqipëria, KF Laçi.
Ekipi shqiptar është shumë i interesuar për shërbimet e tij dhe dëshiron transferimin në këtë merkato.
/GazetaBlic Sport


