Sporti

Kosova sot kërkon fitoren e parë në kualifikimet e Europianit, përballet me Bjellorusinë

06/19/2023 08:17
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës sot takohet me Bjellorusinë në ndeshjen kualifikuese për kampionatin Evropian, Euro2024.

Kosova do të luajë ndaj Bjellorusisë me fillim nga ora 20:45 në Budapest në stadiumin, Szusza Ferenc, përcjell GazetaBlic Sport.

‘Dardanët’ kërkojnë fitoren e parë në kualifikuese, pasi në tri ballafaqimet e para kanë marrë vetëm barazime, teksa Bjellorusia synon poashtu tre pikët, pasi qëndron keq në renditje tabelare, me asnjë pikë pas tri humbjeve.

Kosova pas barazimit me Rumaninë, synimin e vetëm e ka fitoren që të synojë më pas një përmbysje të grupit dhe të kualifikohet, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

/GazetaBlic Sport