Sporti

Hazard dhe koha e tij në Madrid: “Kam pushuar dy-tre vitet e fundit…”

06/18/2023 14:58
nga:L J

Eden Hazard, 32 vjeç, i larguar nga Real Madrid, me të cilin kishte edhe një vit kontratë, garanton se ndihet ende i aftë për të qenë një futbollist profesionist, pasi ka parashikuar të ardhmen.

“Kam lexuar shumë për veten time ditët e fundit. Dhe shumë marrëzi. A do të luaj me vëllain tim? Nuk e di, do të shohim… Unë ende nuk kam përgjigje për të gjitha pyetjet. Thënë kështu, mund t’ju siguroj se jam ende i aftë të jem një futbollist profesionist. Trupi im mund ta përballojë atë. Pushova dy-tre vitet e fundit, kam akoma energji”, ka thënë ai, pasi u nderua nga kombëtarja e Belgjikës.

“Pas tre viteve të vështira, dua vetëm të kaloj kohë me familjen time, të shkoj me pushime si gjithë të tjerët”, vijoi ai.

Sa për nderin në kombëtare: “Dëshmon që kam bërë shumë gjëra të mira. Munguan vetëm tre pikë. Nuk më pëlqen të shikoj ndeshje, si lojtar dua të ndihmoj gjithmonë. Është zhgënjyese të lihesh jashtë”.