Lajme

Therja me thikë në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuarit

06/18/2023 09:11
nga:Genita C

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për therje me thikë.

Personi që është therur ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.