Lajme

‘DASH i bëri thirrje Serbisë për lirimin e menjëhershëm të policëve’- Vjen reagimi i Viola von Cramon!

06/17/2023 21:45
nga:Y I

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar shkurtimisth pas komunikatës për media të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në të cilën bëhet thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve.

“Më në fund”, ka shkruar von Cramon në profilin e saj, duke shpërndarë komunikatën e DASH-it.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dalë me një komunikatë për media para pak çastesh dhe ka kërkuar nga presidenti i Serbisë që të lirojë menjëherë dhe pa kushte tre policët e Kosovës me 14 qershor.

DASH thotë se arrestimi dhe vazhdimi i ndalimit të tyre pa bazë ligjore dhe me akuza të rreme e ka përkeqësuar sitautën edhe ashtu të tensionuar.

/Gazeta Blic/

DASH- Serbisë: Të lirohen menjëherë dhe pa kushte policët e arrestuar