Sporti

Ekskluzive: Granit Begolli arrin marrëveshje me FC Suharekën

06/17/2023 19:39
nga:E K

Trajneri i njohur kosovar, Granit Begolli ka arritur marrëveshje me ekipin e ri kosovar, FC Suhareka.

GazetaBlic Sport mëson se FC Suhareka dhe Granit Begolli kanë arritur marrëveshje dhe trajneri i njohur kosovar do marrë drejtimin e ekipit të ri kosovar.

Zyrtarizimi i Begollit tek Suhareka pritet të bëhet në ditët e ardhshme.

Kujtojmë se FC Suhareka pritet të bëjë disa transferime dhe mund të jetë ekip mjaft konkurrues edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë.

Begolli së fundmi ishte pjesë e Feronikeli 74′, ku edhe i shpalli kampion dhe i riktheu në Superligë