Lajme

Rama viziton bujqit e prekur nga vërshimet, premton kompensimin e dëmeve

06/17/2023 19:25
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të shtunën se ka vizituar disa bujq të kësaj komune, të cilët janë prekur nga vërshimet.

Ai ka thënë se dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa ka bërë të ditur se zonat më të prekura nga vërshimet janë lagjet e familjeve Verbovci dhe Leci në Barilevë të Prishtinës.

I pari i Prishtinës ka premtuar se do të zhvillojnë një plan të përgjithshëm për rregullimin e këtyre zonave, në mënyrë që banorët dhe bujqit të mos përballen më me probleme të tilla në të ardhmen.

Njoftimi i plotë: