Lajme

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën fëmija 8-vjeçar

06/17/2023 17:44
nga:Y I

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Bishqem, ku për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 8-vjeç.

Top Channel mëson se një makinë me targa shqiptare është përplasur “kokë më kokë” me një tjetër automjet me targa maqedonase. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

/Top Channel/