Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, duke komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, tha se pret dorëhqjen e Albin Kurtit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Dedaj tha se kjo duhet të ndodhë që të tejkalohet gjendja dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe të sanohen dëmet e shkaktuara me BE-në dhe SHBA-në.
“Personalisht pres doreheqjen e kryeministrit Kurti dhe zgjedhje te reja, me qëllim te tejkalimit te kesaj gjendje dramatike dhe te sanimit te demeve te rrezikshme me SHBA dhe BE, te cilat i ka shkaktuar pushteti aktual me mentalitet stalinist, perjashtues dhe kryeneq. Pavaresia e Kosoves eshte projekt i perbashket i Kosoves me Uashingtonin dhe Brukselin dhe vetem ky partneritet garanton sovranitet, integritet, paqë, siguri dhe integrim euro-atlantik” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.

Gjergj Dedaj, Ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut
Deklaratat e Dedajt vijnë pas tensioneve të muajit të fundit në veri të Kosovës.
Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura në katër komunat veriore, kryetarët e zgjedhur u përballën me bandat kriminale serbe, në momentin që të njëjtit tentuan të hyjnë në zyrat përkatëse.
Kjo u përcjell me shqetësim nga SHBA-të dhe BE-ja, duke hedhur kritika ndaj qeverisë kosovare se kanë vepruar pa koordinim.
Pak ditë më vonë, Policia e Kosovës, arrestoi Milun Milenkovoiq, i njohur si njëri nga udhëheqësit e grupit kriminal “Mbrojtja Civile” në veri dhe i përfshirë në sulmin ndaj ushtarë të KFOR në Zveçan.
Kjo solli kundërpërgjigjen e Serbisë duke bërë kidnapimin e tre policëve në veri të vendit.
Ditën e djeshme po ashtu janë sulmuar një numër i madh i ekipeve të gazetarëve, çka ka sjellë reagimin e fortë të udhëheqësve politë në Prishtinë.
Pavarsisht deklaratave të ndërkombëtarëve për deeskalim, gjendja në veri vazhdon të jetë e tensionuar, raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Sveçla njofton se është arrestuar edhe një sulmues i gazetarëve në veri


