Lajme

Dedaj: Kurti nuk mund të sillet si diktator në Kosovë, mos-koordinimi me SHBA, BE dhe NATO-n, gabim fatal!

06/17/2023 19:05
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Dedaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se pushteti i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit ka dështuar t’i përmbushë premtimet.

Ai tha se ka një zhgënjim të qytetarëve me mënyrën se si është menaxhuar situata në veri të vendit dhe dëmtimi i partneritetit me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.

“Nga afër jemi duke përcjellur zhvillimet dramatike dhe dëshpruese të kohëve te fundit në Kosovë.Pushteti aktual i dalur nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 ka dështuar dhe nuk po ia delë as për së afërmi t’i përmbushë zotimet dhe premtimet elektorale. Qytetarët e Kosovës janë të zhgënjyer me këtë menyrë autokratike dhe politika të dëmshme qeverisëse, me theks të veqantë të keqëmenaxhimit të situatës në veri të Mitrovicës dhe demtimit të partneritetit me SHBA, BE dhe NATO-n. Katalogu i gabimeve të keqëqeverisjes ka arritur kulmin në mospërmbushjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të Brukselit dhe Ohrit, injorimi të rrezikshem të partneritetit euro-atlantik, mos unitetit brenda spektrit politik kosovar dhe improvizimit dhe lojës me zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe në veri.Këto skandale të pushtetit aktual te Kosovës, janë duke prodhuar dhunë, regres, rrezik per Republiken e Kosovës” tha Dedaj për “Gazeta Blic”

Dedaj duke folor për kidnapimin e tre policëve, tha se ky ishte një akt terrorist i Serbisë.

Ai shtoi se vetë pushteti i Kosovës po ia mundëson Serbisë një poshtërim të till ndaj nesh.

Ish-ambasadori Dedaj shtoi se mos-koordinimi me SHBA, BE dhe NATO është një gabim fatal i kësaj qeverie.

“Edhe kidnapimi i tre policeve të Kosovës ishte një akt terrorist i shtetit te Serbise të cilit për fat të keq po ia mundeson vetë pushteti i Kosovës këtë poshterim ndaj shtetit të Kosovës.Kurti nuk është Kosova dhe ai nuk mund të sillet si sulltan dhe diktator në Kosovë duke rrezikuar integritetin, sovranitetin, demokracine dhe paqën në Kosovë. Mos koordinimi me SHBA, BE dhe NATO është një gabim fatal i kësaj qeverie. Siq dihet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë nuk është saktesisht i demarkuar dhe KFOR-i nuk e ka të lehtë të thotë se ku ishin saktësisht policet kosovar në momentin e arrestimit dhe për këtë mbase duhet një komision i pavarur ndërkombëtar. Megjithëate arrestimi i tre policeve ishte akt terrorist i Serbise dhe se ata duhet te lirohen urgjentisht dhe pergjegjësit e qeverisë së Kosovës për keto politika të gabuara në veri të Mitrovicēs duhët të shkarkohen” tha Dedaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

Gjergj Dedaj, Ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut

/Gazeta Blic/

Dedaj: Albin Kurti të japë dorëheqjen dhe të shpallen zgjedhjet e reja!