Lajme

Pas video-skandalit, Safet Gjici ‘zhduket’ dhe nga rrjetet sociale

06/17/2023 15:39
nga:Y I

Pas skandalit me videon ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë brenda zyrës, ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka mbyllur llogarinë zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Kjo lëvizje e tij vjen pasi që prej ditës së djeshme ka qenë në qendër të vëmendjes ku ka marrë qindra komente negative.

Llogarinë e ka mbyllur pasi bëri postimin e dorëheqje. Menjëherë pas dorëheqjes, edhe qeveria e shkarkoi nga postet që mbante.

Mesditën e djeshme (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.

/Euronews Albania/