Kosova dështoi të fitojë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Rumanisë.
Rezultati pas 90 minutave ishte 0 me 0, me ‘Dardanët’ që tashmë e kanë shumë të vështirë kualifikimin në Euro 2024, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas gazetarëve nga Rumania që ishin në përcjellje të kësaj ndeshje në vendin tonë, selektori Giresse nuk doli fare në konferencën pas ndeshjes, duke u intervistuar vetëm nga transmetuesit e ndeshjes.
Kujtojmë që ka kritika të mëdha për trajnerin francez, i cili shihet si një nga fajtorët për dështimin e ‘Dardanëve’ në tre ndeshjet e para.


