Kosova nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë sot ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” luajtën baras me rezultat 0-0 në një ndeshje që në pjesën e dytë kishte iniciativë të plotë nga ana e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Edon Zhegrova arriti që të tund portën e Rumanisë në minutën e 69’të me kokë, por goli i tij u anulua nga VAR.
Në anën tjetër në grupin I, Izraeli dhe Zvicra fituan ndaj Bjellorusisë dhe Andorrës me rezultate të njëjta 2-1.
/GazetaBlic Sport/


