Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri , raporton Gazeta Blic.
Kurti në reagimin e tij ka thënë se grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët.
Ai duke iu ururar shërim të shpejtë gazetarëve ka ftuar institucionet dhe diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim.
“Urojmë shërim të shpejtë për kameramanët dhe gazetarët. Ftojmë institucionet dhe diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim, dhe të mbështesin institucionet e Kosovës që të sjellin para drejtësisë të gjithë sulmuesit e Policisë së Kosovës, KFOR-it e sidomos gazetarëve” shkruan Kurti raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


