Lajme

LDK dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri: Kryesit të sillen para drejtësisë!

06/16/2023 20:10
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas sulmeve që kanë ndodhur sot ndaj gazetarëve në veri të vendit, raporton Gazeta Blic.

LDK në reagimin e saj thotë se sulmet e vazhdueshme e të dhunshme janë vepra kriminale të cilat në shtete demokratike nuk kanë vend, ndaj kryesit e tyre duhet të dalin para drejtësisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës fton organet e sigurisë që gazetarët të mbrohen me protokolle të posaçme në zonat e tensioneve. Po ashtu edhe njëherë i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të marrin veprimet e duhura për të evituar destabilizimin e mëtutjeshëm të situatës. LDK inkurajon të gjitha mediat dhe gazetarët të vazhdojnë ta pasqyrojnë qartë dhe drejtë gjendjen reale dhe të jenë në koordinim të plotë me organet e rendit dhe sigurisë” thuhet në reagimin e LDK-së, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: