Lajme

Ambasadori i Francës: E papranueshme dhuna ndaj gazetarëve

06/16/2023 18:41
nga:Y I

Pas rrahjes dhe sulmeve të tjera të gazetarëve në Leposaviq, ka reaguar Ambasadori i Francës, Olivier Guerot.

“Kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës është e papranueshme”, shkruan ai.

“Kemi nevojë për media të lira dhe të pavarura. Veçanërisht këtyre ditëve”.

Reagimi i tij vjen pas ulmeve ndaj gazetarëve të ndodhura sot në Leposaviq.