Sporti

Ibrahimovic me mesazh emocionues: Udhëtimi mbaroi

06/16/2023 17:37
nga:E K

Ibrahimovic postoi një mesazh prekës në Instagram duke mbuluar karrierën e tij dhe ‘gjetjen e paqes’ në Milan.

Reprezentuesi suedez vendosi t’i varte këpucët në moshën 41-vjeçare, pas një sezoni problematik që e pa atë duke iu nënshtruar një operacioni në gju dhe bëri vetëm katër paraqitje në Serie A, transmeton GazetaBlic Sport.

Duke shkruar në Instagram me një foto të këmbëve të tij, tani pa këpucë, ai u kthye në kujtesë për ta përmbledhur karrierën e tij nga Malmo dhe Ajax në Juventus, Barcelona, Inter, PSG, Manchester United, LA Galaxy dhe më në fund “gjeti paqen” në Milano siç thotë ai”.

Ibra i falënderoi të gjithë që ndihmuan për ta “bërë” atë dhe nga ana tjetër “trashëgimia që shpresoj të lë pas janë të gjithë Zlatanët e rinj të bërë nga unë” me zemrën e një luani dhe zjarrin që digjet në sytë e tyre.

Pati gjithashtu një dërgim të ëmbël për agjentin dhe mikun e tij të mirë, Mino Raiola, i cili vdiq me Zlatan pranë shtratit të tij në prill 2022.

“Mino, ia dolëm! Udhëtimi ka mbaruar. Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm. Më mungon.”

/GazetaBlic Sport/