Lajme

Goditet brutalisht kamermani i RTK-së në Leposaviq (video)

06/16/2023 15:26
nga:Y I

Në Leposaviq është sulmuar fizikisht kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, të cilit i është thyer edhe kamera.

Nga pamjet e postuara nga RTK shihet sulmi i ekipeve të medieve dhe kameramani Bardh Bekteshi duke u rrëzuar.

Ndërkohë bëhet e ditur se është sulmuar vetura e ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili ka qëndruar sot në Leposaviq, ku edhe është takuar me kryetrarin e kësaj Komune, Lulzim Hetemin.