Lajme

“Ardhja e ministrit provokim”- Partia e serbëve të Kosovës reagon pas vizitës së Krasniqit në Leposaviq

06/16/2023 15:21
nga:Y I

Pas vizitës që ka bërë sot në komunën e Leposaviqit, Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar partia e serbëve të Kosovës.

Në reagimin e tyre thuhet se ardhja e një tjetër ministri nga Qeveria e Kosovës për të vizituar komunën e Leposaviqit, është një provokim.

“Këto vizita kanë karakter ekskluzivisht provokues dhe tregojnë qartë dhe pa mëdyshje se Qeveria e Kosovës po punon në mënyrë aktive për të provokuar konflikte dhe për të tallur popullatën vendore, përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe demokracinë. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sjellje të papërgjegjshme që mund të çojë në pasoja të paparashikueshme dhe të rrezikshme” thuhet në reagimin e tyre raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Një ardhje tjetër e një ministri nga Qeveria e Kosovës për të vizituar komunën e Leposaviqit paraqet vetëm një provokim më shumë ndaj popullatës vendase. Gjatë kohës kur Partia e Serbëve të Kosovës ishte në pushtet në Leposaviq për plot 4 vite mandat, vetëm një ministër i Qeverisë së Kosovës ka vizituar komunën e Leposaviqit. Prandaj, këto vizita kanë karakter ekskluzivisht provokues dhe tregojnë qartë dhe pa mëdyshje se Qeveria e Kosovës po punon në mënyrë aktive për të provokuar konflikte dhe për të tallur popullatën vendore, përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe demokracinë. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sjellje të papërgjegjshme që mund të çojë në pasoja të paparashikueshme dhe të rrezikshme.

Partia e Serbëve të Kosovës