Lajme

KPM propozon 30 ditë afat që Klan Kosova ta plotësojë dokumentacionin për mbajtje të licencës

06/16/2023 14:35
nga:Astrit Gashi

Komisioni i Pavarur i mediave, ka propozuar që t’i japë 30 ditë afat Klan Kosovës, që ta plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për mbajtje të licencës.

“Obligohet ofruesi Klan Kosova, që në afat 30 ditësh të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konform rregullores… së KPM-së”, ka thënë Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.

Nëse nuk e respekton këtë kërkesë të KPM-së, atëherë do të merren sanksione ndaj Klan Kosovës.

“Dështimi për të vepruar në pajtim me rregulloren… brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me masa sanksionuese me nenin 30 të KPM-së”, thuhet në njoftim.