Qendra për Studime Universitare – Akademia e Mbrojtjes ka përfunduar me sukses Kampin e Avancuar 2023, ky aktivitet ka sfiduar kadetët në planifikimin dhe ekzekutimin e misioneve nga togu deri në nivel kompanie.
Përmes një njoftimi për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës thuhet se kadetët janë vlerësuar në modulet e operacioneve ushtarake I dhe II të Programit Profesional.
“Udhëheqja e trupave dhe operacioneve nën presionin e kohës, pagjumësisë, ngarkesës fizike dhe informacionit të shtuar nuk e ka lëkundur aspak performacën e pashoq të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare në Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.


