Lajme

Avokati kosovar ka një lajm mirë për tre policët e arrestuar: Mund të lirohen shpejt

06/16/2023 11:52
nga:N M

Avokati kosovar Arianit Koci ka folur rreth arrestimit të tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë dhe daljen për pak minuta para gjykatës, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij prokuroria serbe ka vendosur që lëndën penale të tre policëve kosovarë të kidnapuar – t’a bartë prej departamentit special të Gjykatës së Lartë në Beograd, në Gjykatën Themelore në Kralevë.

“Sidoqoftë, bartja e rastit në kompetencë të Gjykatës Themelore, do të thotë që policët tanë do të ngarkohen për vepra penale për të cilat janë paraparë dënimet më buta. Kjo natyrisht, e hapë rrugën që më presion politik, pastaj eventualisht të lirohen”, ka shkruar Koci.