Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, është e para nga bashkësia ndërkombëtare që ka pranuar se tre zyrtarët policorë janë kapur nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.
BE dhe KFOR e kanë kualifikuar si “arrestim” kidnapimin e policëve dhe kanë thënë se po presin nga NATO mbledhjen e informacioneve.
SHBA ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të policëveNë një reagim në Twitter që ka bërë mbrëmë, Cramon ka thënë se është është e paligjshme hyrja e forcave speciale të Serbisë në territorin e Kosovës dhe “lidhja e policëve si kriminelë lufte”.
Zyrtarja evropiane ka thënë se në bazë të informacionit të qasshëm, zyrtarët policorë të Kosovës nuk kanë lëvizur makinat e tyre, por kanë ecur në këmbë në zonën kufitare me Serbinë.
“Edhe nëse ky operacion i nënshtrohet ligjërisht një njoftimi, është e paligjshme që të hysh në territorin e Kosovës me forcat speciale të Serbisë dhe të lidhësh zyrtarët policorë si kriminelë lufte, dhe t’i dërgosh në Beograd”, ka shkruar ajo.
…but presumably on foot in the 1000m corridor to the Serbian border.
Even if this operation is legally subject to notification, it is unlawful to enter Kosovar territory with special Serbian police forces & tie up police officers like war criminals, take them to Belgrade…— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) June 15, 2023


